Gjilan

Komiteti për komunitete njihet me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar

Komiteti për komunitete njihet me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar

Gjilan, 14 korrik 2022 / Komiteti për komunitete është njohur sot me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, e cila, siç ka thënë Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale në Gjilan, përcakton masat, kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë në këtë proces.
Shahin sqaroi se riatdhesimi ka të bëjë vetëm me kthimin nga vendet e treta të qytetarëve të Kosovës, apo të atyre qytetarëve me origjinë nga Kosova.
Hollësi nga rregullorja për riatdhesim ka prezantuar Elez Kurteshi, ushtrues detyre i shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK) në Gjilan.
Detyrë e jona është që personat e riatdhesuar t`i ri-integrojmë në mënyrë të qëndrueshme në shoqërinë kosovare përmes përfshirjes sociale e ekonomike, në kushte të barabarta me qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi ka folur edhe për detyrat konkrete të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, e cila është mekanizimi kryesor në këtë proces sa i përket nivelit lokal.
ZKK i referon rastet e personave të riatdhesuar tek institucionet përkatëse, varësisht nga nevojat e tyre, ka thënë Kurteshi.

You Might Also Like