E në rëndin e ditës së punës ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain komunë kjo në Gjermani
Komiteti për Politikë e Financa i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregulltë në të cilën anëtarët e këtij Komiteti kanë shqyrtuar dhe kanë miratuar një serë qështjës me rëëndësi.
Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar Planit vjetor 2019 dhe plani strategjik 2019 i njësisë se Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë. Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.E në rëndin e
ditës së punës ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain komunë kjo në Gjermani.Anëtarët e këtij organi të KK të Vitisë kanë miratuar me disa vrejtje të dhëna edhe Draftin e Planit të punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe Propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.
Para anëtarëve të Komitetit janë paraqitur edhe Gjithashtu edhe dy informata dhe atë -Informata mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018 dhe Informata e paraqitur nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.
Vlenë të theksohet se në këtë mbledhje nuk është shqyrtuar Pasqyra Financiare e buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018 e cila me shumicën e votave të anëtarëve të këtij
Komiteti, u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mblidhen e radhës pasi që sipas asaj qka u tha në debatë kanë shumë mangësi dhe të meta dhe është kërkuar që të njejtat të plotësohën dhe në to të inkorporohën vrejtjet që u dhanë në këtë takim e të njejtat të procedohën për shqqyertim dhe miratim në takimin e radhës të KPF-së.
Aziz Zuka