Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë e rregullt. Në fillim të mbledhjes kryesuesi Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas përmes Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjithashtu para shqyrtimit të pikave të parapara anëtarët e KPF-së kanë ngritur çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Lidhur me disa çështje të ngritura ata kanë marrë edhe përgjigjeje dhe mendimet në emër të ekzekutivit dhe atë nga zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu.
Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për vitet 2025-2027.Aziz Zuka
Propozimi vendimi për bartjen e mjeteve nga hyrat vetanake të vitit 2023 në vitin 2024.
Propozim vendimi për plotësim-ndryshim të vendimit Nr. 01-110/05-670, të datës 30.04.2024 për aprovimin për bartjen e mjeteve nga një projekt në projektet tjera në shumën prej (148.376,16) Euro.
Propozim vendimi për plotësimin e vendimit me nr. 01-060/01-116 të datës 01.02.2024 për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme në pronësi të pronarëve Kadri (Bislim) Emërllahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti.
Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë.
Këto vendime u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e komitetit, pas diskutimeve të hollësishme. Përndryshe shumica e vendimeve që kanë marrë sot pëlqimin e këtij komiteti pritet të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë që parashihet të mbahet ka fundi i këtij muaji.