Bujqësi

Komuna e Gjilanit shpërndan farë misri për 302 fermerë për mbjelljet pranverore

Gjilan, 28 prill 2023 – Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të premten farë misri për 302 fermerë për mbjelljet pranverore.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, i cili tha se Komunë do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar ata me të gjitha kapacitetet komunale.

Ai ka informuar se është bërë rritja e buxhetit për 100 për qind për subvencione, shërbime dhe mallra.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka uruar fermerëve punë të mbarë e të bereqetshme në mbjelljet pranverore. ​

You Might Also Like