Viti

Komuna e Vitisë dhe drejtorët e shkollave diskutuan mbi masat parandaluese të përhapjes me Koronavirus

 

Situata e krijuar alarmuese e këto ditëve rreth përhapjës së viruesit të quajtur  Koronavirus  edhe në shtetet fqinje ka bërë që si[as udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit  të Kosovës ka bërë që edhe në Viti të bisedohet  rreth masave parandaluese për parandalim.Kështu sot Komuna e Vitisë ka mbajtur  një takim me drejtorët e shkollave ku është biseduar rreth masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 (Koronavirus).

Pjesë e ketij takimi pos drejtorëve të shkollave  Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu. Ku fillimishtë u tha se  zyrtarisht deri me tani në Kosovë nuk ka raste të personave të prekur me këtë virus.

E  Drejtori  Basri  Aliu, gjatë këtij takimi potencoi se kjo komunë është duke zbatuar Planin e veprimit të Ministrisë së Arsimimit Shkencës dhe Teknologjisë për parandalimin e COVID-19 dhe bëri me dije se Komuna e Vitisë veç se ka formuar ekipet koordinuese për parandalimin e këtij virusi. Ai  kërkoj nga drejtorët e shkollave që të informojnë DKA-në rreth nevojave të shkollave për furnizim me mjete higjienike dhe shtoj se pasi që qeveria ka ndarë 10 milion euro për këtë çështje, është e domosdoshme që shkollat të dezinfektohen dhe të furnizohen me mjete dezinfektuese.Aliu kërkoj që në parandalimin e përhapjes së këtij virusi të bashkëpunojnë ngushtë me drejtorinë komunale të arsimit por edhe me të gjitha nivelet e tjera.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha  se kjo drejtori duhet të koordinohet me nivelin qendror dhe të shikoj mundësitë e ndalimit të tubimeve masovike me qëllim të parandalimit të infektimit me këtë sëmundje. Ndërkaq zv. Kryetari Aliu tha se nuk kemi nevojë të krijojmë panik për shkak të këtij virusi por theksoj se duhet të ndërmerren masat pasi ky virus është përhapur në gjithë botën dhe kemi lëvizje të madh të popullatës nga shtetet e ndryshme të cilët tani me veç se janë prekur nga ky virus. Ndërkaq në mesin e drejtorëve të shkollave pati edhe nga ata që kërkuan të shikojnë mundësitë për ndërprerjen e procesit mësimor. Ndërkaq gjatë këtij takimi drejtorët kanë pranuar edhe disa poster që kanë të bëjnë me masat parandaluese të përhapjes me Koronavirus. Përndryshe deri tani në Kosovë nuk ka raste të personave të prekur me këtë virus.Aziz Zuka

You Might Also Like