Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin Nijazi Rexhepi në 23 vjetorin e rënjes
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Nijazi Rexhepi një delegacion i kryesuar nga zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi I Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule.
Homazhe kanë bërë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK, Qemajl Rexhepi nga SHFD të UÇK-së dega në Viti, përfaqësues të subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të shkollës që mbanë emrin këtij dëshmori në Sllatinë si dhe të tjerë.
Aziz Zuka