Nën dritën e reflektorëve, në Klinë është mbyllur ndeshja Dukagjini- Drita. Pas 90 minutave lojë rezultati ishte 1:2.
Në pjesën e parë së pari ka rrezikuar Dienit Isufi i Dukagjinit që gjuajti nga një goditje dënimi, kurse pak minuta më pas gjuajti edhe Jashari i Dritës, por topin që po shkonte në këndin e poshtëm të djathtë e priti portieri Kenan Haxhihamza.
Në minutën 34, Hajdin Salihu dha një top për Liridon Balajn në anën e djathtë, i cili pasi shpërtheu në të djathtë ku u gjend Blerim Krasniqi, që gjuajti me të parën dhe futi topin në rrjetë për 0:1.
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndonjë rast më të mirë shënimi e pjesa e dytë nisi furishëm, pasi që në nismë të saj rast të mirë pati Mërlaku e në anën tjetër rrezikoi Balaj.
Në minutën 47, Bytyçi për pak sa nuk befasoi Malokun, i cili me mund dërgoi topin mbi portë.
Në minutën 66, Jashari bukur ka shërbyer Balajn që gjuajti me të parën e portieri Haxhihamza ndali gjuajtjen e tij, kurse Bytyçi pakujdesshëm intervenoi dhe gabimisht shërbeu Besnik Krasniqin që gjuajti menjëherë dhe qëlloi këndin e djathtë të poshtëm të portës për O:2.
Në minutë 70, ish-lojtari i Dritës Dienit Isufi bukur shpërtheu gjeti Stivensonin që me të parën gjeti Isufin e ky gjuajti furishëm dhe gjeti këndin e poshtëm të Malokut për të ngushtuar rezultatin në 1:2.
Në minutën 88, Dukagjini pati rast të madh për të shënuar por gjuajtjen e Mërlakut e ndali shtylla e atë të Stivensonit mbrojtja e Dritës. Një minutë më pas gjuajtje të mrekullueshme nga largësia dha Dienit Isufi, por Maloku me intervenim të shkëlqyer e dëboi topin mbi portë.





