Gjilan, 27 janar 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, z. Agron Rukiqi.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, z. Remzi Azemi dhe prokurori nga Departamenti për Krime të Rënda, z. Isuf Sadiku.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor.
Të pranishmit u dakorduan që në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme eventuale, në rast të cenimit të procesit zgjedhor.