ARSIMI

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje mësimdhënës e veteranë të arsimit

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit, u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteran të arsimit, punonjësëve të dalluar të arsimit, pronarëve të shtëpive të cilët gjat okupimit i lëshuan ato për shkolla dhe kontributdhënësëve në çështjen e arsimimit, të cilët me përkushtim të madh edukuan breza të shumtë dhe u kujdesën që mësimi të vazhdojë pavarsisht rrethanave.

Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se puna e palodhshme, sakrifica, përkushtimi për vite të tëra i mësueseve në edukimin e fëmijëve, është fryt i të arriturave në gjitha fushat.

“Prandaj, ne këtë ditë të veçantë që personifikon kontributin e mësueseve tanë, jam shumë i nderuar për të iu uruar por edhe për t’iu ndarë mirënjohje për atë kontribut që keni dhënë”, ka thënë ai.Aziz Zuka

You Might Also Like