Muzikë

Granit Ismajli lanson baladën “Veç edhe njëherë”

Talenti i madh i muzikës, gjilanasi, Granit Ismajli, çdo ditë e më tepër po dëshmon se ka një karrierë të ndritur në sferën e muzikës. 

 

Ismajli siç dihet më herët kishte publikuar edhe dy këngë të cilat u mirëpritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

 

Publikimi i këngës së tretë nga këngëtari Granit Ismajli “Veç edhe njëherë”, është prit në mënyrë spektakolare nga dashamirët e muzikës, kjo baladë e Ismajlit konsiderohet si ndër baladat më të mira gjatë vitit 2019 në skenën muzikore të Kosovës.

 

 

Videoklipin e kësaj balade, Ismajli e ka realizuar në Rivierën e Malit të Zi në Ulqin e Tivar.

 

Realizimin teknik të këngës e ka bërë me mjeshtri të rrallë produksioni Black Fish Media, ndërsa këngën e ka realizuar këngëtari i mirënjohur Genc Prevlukaj së bashku me autorin e këngës Granit Ismajli.

 

Granit Ismajli lidhur me baladën e re dhe të ardhmen e tij thekson.

“I falënderohem të gjithë atyre që më kanë ndihmuar me këtë këngë (baladë), kjo njiherit është kënga ime e tretë, publiku mjaft mirë e ka pritur si tekstin një ashtu edhe videoklipin, gjatë vitit të ardhshëm premtoj se do të këtë mjaft risi në karrierën time, në projektin tim janë edhe disa këngë të cilat do të jenë befasi për adhuruesit e mi dhe shpresoj se viti 2020 do të jetë një vit me plot dashuri për dashamirët e muzikës sime”.

 

Këngëtari nga Gjilani, Granit Ismajli me talentin që posedon dalëngadalë po dëshmon se kemi të bëjmë me një këngëtar i cili është prit mjaft mirë në arenën muzikore.

 

You Might Also Like