Gjilan

Kryetari Hyseni:  Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë

Kryetari Hyseni:  Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë

Gjilan, 13 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, në 60-vjetorin e lindjes së dëshmores Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, mes miqësh, familjarësh e bashkëveprimtarësh, përmes akademisë përkujtimore kanë shpalosur kujtime për veprimtarinë e saj.

Kryetari Hyseni ka thënë se Hanumshahja personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë të paraluftës së fundit në Kosovë.

“Kontributi i saj i çmuar nis me zellin e nxënëses së mirë për të vazhduar me ilegalen në kohë të studimeve, angazhimin si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe luftëtaren e lirisë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë.

Krah bashkëshortit nuk u ndal asnjëherë deri në çastet e fundit të jetës kur ranë të dy duke lënë pas të bijën Diellën dhe të birin Atdheun. Nushja ra për të mos u harruar kurrë. Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, ka thënë kryetari Hyseni. ​

You Might Also Like