Kryetari Hyseni: Kemi ngritur pagat prej 60 euro për secilin prej 290 punëtorëve të ndërmarrjes “Tregu”
Gjilan, 9 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të së premtës, ka bërë të ditur se pas takimit me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes publike lokale ”Tregu”, kanë vendosur që t’i rrisin pagat për 290 punëtorët aty.
Ai tha se kjo nënkupton rrije të pageë neto për secilin punëtor për 60 euro.
“Nga ajo që jemi dakorduar bashkërisht është ngritja e pagës neto prej 60 euro, ndërkaq jemi dakorduar që deri në qershor të këtij viti të takohemi prapë, në mënyrë që të mund të shqyrtojmë opsionin e ngritjes së pagës edhe për 60 euro të tjera neto për secilin punëtor, në mënyrë që të arrijmë t’i nivelizojmë pagat e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, të cilët e kryejnë të njëjtin shërbim me punëtorët e sektorit të arsimit”, tha kryetari Hyseni.
Duke folur për zhvillimin e ndërmarrjes në dy vitet e fundit, kreu i Gjilanit ka thënë se nga 12 punëtorë dhe minus 36 mijë euro mbyllje në vitin 2020, në vitin 2023 bilanci është 290 punëtorë dhe mbi 1 milion euro qarkullim vjetor dhe 99 mijë euro fitim.
“Ajo që vlen të theksohet është që në këtë ekip kemi qenë edhe para dy vitesh, kur me mbështetje të të gjitha subjekteve politike, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka aprovuar propozimin tonë që ndërmarrja “Tregu” t’i pranojë punëtorët që kanë qenë në sektorin privat më herët në tri fusha, arsim, shëndetësi dhe administratë”, ka thënë ai.