Gjilan, 22 shtator 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar dy memorandume të bashkëfinancimit me Islamic Relief Kosova në vlerë prej 298,124.43 euro për përkrahjen e fermerëve me serra dhe mekanizëm bujqësor si dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
“Me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman kemi nënshkruar MoU “Rritja e potencialit për bujqësi në Kosovë” projekt në vlerë prej 253 mijë euro, ku do të jenë përfitues 202 fermerë gjilanas, 91 prej tyre me serra nga 100m2, 61 me mekanizëm bujqësor dhe 50 prej tyre përfitues të shpezëve”, ka thënë kryetari i Gjilanit.
“Në 2021 buxhetin për bujqësinë e kemi gjetur të planifikuar 389,000.00 euro. Ndërkaq, në vitin 2022 kemi planifikuar buxhet prej 812,000.00 euro për vitin 2023. Me memorandumet e nënshkruara këtë vit në vlerë rreth 730,000.00 euro, buxheti total për bujqësinë është mbi 1.5 milionë euro. Ky është buxheti më i madh për 1 vit që nga paslufta, për sektorin e bujqësisë”, ka shtuar ai.