Gjilan, 4 mars 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se po vazhdojnë investimet për ndriçim publik brenda zonës së qytetit në gjatësi totale prej 1110 metra.
Investimet në ndriçim, kreu i Gjilanit tha se po vazhdojnë në rrugët “Bill Clinton”, “Pashko Vasa” dhe “Mërgimtarët e Gjilanit”.
“Vetëm 200 metra do jenë ndriçim me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër me energji diellore”, është shprehur ai.
Për më shumë video e investimeve në ndriçim publik:
https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/426842789849715