Gjilan

Kryetari i AAK-së, Dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-Komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi vizituan OVL të UÇK-së, dega në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-Komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan ku u mirëpritëm nga kryetari Xhevdet Mehmeti me bashkëpunëtorë.

AAK në Gjilan e ruan traditën e bashkëpunimit dhe kujdesit ndaj kategorive të lirisë, kategori këto pa të kontributin dhe sakrificën e të cilave ka qenë e pa imagjinuar liria, shteti, ushtria dhe jeta jonë.

Për AAK-n, lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, e domosdoshme dhe e pa alternativë, kësisoj do të mbetet përgjithmonë.

AAK beson në pafajsinë e UÇK-së dhe secilit pjesëtar të saj, sepse lufta ka ndodhur në tokën tonë, në shtëpitë tona e duke qenë të okupuar, të përndjekur e burgosur, të vrarë e masakruar me dekada.

Nuk ka Gjykatë e as përpjekje të kujtdo qoftë që ka mundësi me e njollosë luftën çlirimtare sepse ajo ishte e imponuar, sepse ajo ndodhi si përpjekje për me i mbrojtë fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm.

Nëse diku ka një pikë drejtësie, çlirimtarët do të lirohet të pafajshëm.

AAK mbetet e vendosur që t’iu krijojë kushte të mira veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe familjeve të dëshmorëve. Nuk kemi qenë asnjëherë larg tyre e kësisoj dhe më fuqishëm do të jemi në të ardhmen.

Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

You Might Also Like