Viti

Kryetari Sokol Haliti: “Me hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2025, ne synojmë të krijojmë institucione të forta dhe shërbyese për mirëqenien e qytetarëve tanë”

Kryetari Sokol Haliti: “Me hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2025, ne synojmë të krijojmë institucione të forta dhe shërbyese për mirëqenien e qytetarëve tanë”

Organizuar nga Komuna e Vitisë, sot është mbajtur një punëtori e përbashkët në mes të përfaqësuesve komunal nga sektorët e ndryshëm dhe të bizneseve vitiase, lidhur me finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Vitisë për vitin 2022-2025. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili është edhe iniciator për hartimin e kësaj strategjie.

Ai ka folur për rëndësinë e hartimit të kësaj strategjie. “Krahas dokumenteve të tjera të rëndësishme që i kemi hartuar dhe po hartojmë, pas Planit Zhvillimor Komunal, tani po hartojmë edhe Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Vitisë për vitin 2022-2025, i cili ka për synim zhvillimin e komunës sonë për katër vitet e ardhshme, në proceset e rëndësishme të zhvillimit dhe forcimit ekonomik, nëpërmjet përformancës administrative, ngritjes së urave të bashkëpunimit Institucional të nivelit horizontal dhe vertikal, me Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimin me partnerët evropian, fondet e BE-së, OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore, shoqërinë civile , mërgatën dhe komunitetin”, u shpreh Haliti. Ai gjithashtu tha se, vend të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj komune zënë resurset humane dhe ekonomike, përfshirë këtu edhe pasuritë e shumta siç janë: toka bujqësore, resurset ujore, pasuritë nëntokësore dhe turizmi.
Kryetari Haliti shtoj se përmes këtij plani, ata synojnë të krijojnë institucione të forta dhe shërbyese, infrastrukturë jetësore dhe mirëqenie qytetare për të gjithë, duke përmendur edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Përndryshe, kjo strategji paraqet vizionin institucional të zhvillimit ekonomik lokal, misionin, gjendjen aktuale, sfidat me të cilat përballet ekonomia lokale, përparësitë dhe mangësitë, mundësitë dhe rreziqet. Në thelb, në këtë dokument strategjik janë paraqitur objektivat e zhvillimit ekonomik lokal të Komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like