13 vjet KultPlus – 13 vjet në shërbim të artit dhe kulturës
Sot, KultPlus që dhëhiqet nga Ardianë Pajaziti shënon 13-vjetorin e themelimit.
13 vjet në të cilat kemi qenë pranë artistëve, shkrimtarëve, muzikantëve, aktorëve, institucioneve të kulturës dhe të gjithë atyre që me punën dhe krijimtarinë e tyre e pasurojnë jetën kulturore shqiptare.
Që nga dita e parë, KultPlus ka besuar se kultura nuk është vetëm një rubrikë, një lajm apo një ngjarje. Kultura është identitet, komunikim, krijimtari dhe një mënyrë për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe vendeve.
Gjatë këtyre viteve kemi përcjellë histori, krijimtari, ekspozita, libra, filma, shfaqje, koncerte, festivale dhe ngjarje të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria dhe hapësira shqiptare, duke u përpjekur që zëri i kulturës të dëgjohet çdo ditë.
Sot, në këtë përvjetor, falënderojmë të gjithë artistët, krijuesit, bashkëpunëtorët dhe lexuesit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
13 vjet KultPlus.
13 vjet me artin, kulturën dhe trashëgiminë.
Dhe rrugëtimi vazhdon.




