Muzikë

Kushtrim Jakupi me një dedikim prekës për babanë e tij, kompozitorin Isa Jakupi

Qëndro i buzëqeshur…
Muzika ishte misioni yt, fuqia jote, zëri yt në kohë sfidash. Për 34 vite, ishe zemra e “Flakës” nga dita e parë e saj si udhëheqës i Shoqatës së Pavarur Kulturore ku së bashku me bashkëpunëtorët e tu vendosët shtyllat e “Flakës “, duke i dhënë jetë dhe qëndresë shpirtërore këtij festivali që lindi bashkë me ëndrrat e tua. Shkolla e Muzikës, ku punove e drejtuar me përkushtim të pashoq, u bë vatër e pashuar e “Flakës”, edhe kur rreziku ishte i madh.
Ti nuk u ndale asnjëherë. Me këngët e tua, i dhe “Flakës” zjarr e forcë, duke i kënduar heronjve, Kosovës, Shqipërisë dhe fëmijëve, të cilëve u dhe një skenë të tyren – “Xixat e Flakës”. Disa këngë u bënë jehonë, të tjera mbetën si margaritarë në fletoren tënde me nota.
Edhe pas shumë janarësh, e di që do të jesh aty, në çdo këngë, në çdo melodi që do të ringjallë shpirtin tënd artistik.
Falemnderit për kujdesin e treguar dhe ndarjen e Mirënjohjes Post-mortum nga Komuna Gjilanit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan, organizatorit të “Fest Flakës” 2025 z. Dëfrim Behluli orkestrës dhe solistit Dritëro Shaqiri për inerpretimin e këngës “Roja e Dritës” (Selami Hallaçit) si dhe udhëheqësit të korit të shkollës Artan Jerliu me zërat e ëmbël të nxënësve tanë të cilët jetësuan dy këngët korale të Babit për fëmijë, “Balerina” dhe “Kosovë- krenari”

You Might Also Like