Gjilan

Kuvendi i Gjilanit mban dy seanca këtë javë

Gjilan, 25 nëntor 2019 / Kuvendi Komunal i Gjilanit do t`i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, njëra e rregullt dhe tjetra e jashtëzakonshme.

Seanca e rregullt, e cila mbahet më 26 nëntor (e martë) do të ketë në rend dite rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020, propozim-vendimin për transferimin (harmonizimin) në kategorinë ekonomike të pagave dhe mëditjeve, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrje në ngritjen e shtatores së heroit Agim Ramadani, propozim-projektin e përgjithshëm të manifestimit “Flaka e Janarit” 2020.

Njëherësh, Kuvendi do të informohet edhe rreth punës që është bërë deri tani në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës.

Ndërkaq, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila është ftuar për 29 nëntor (e premte), do të ketë në rend dite vetëm një pikë – diskutimin rreth lokacionit të ri të varrezave të qytetit, që është propozuar të jetë në Zabel të Sahit Agës.

You Might Also Like