Gjilan

Kuvendi i Gjilanit ka miratuar një deklaratë kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë

Gjilan, 24 shtator 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, në seancën e sotme, ka miratuar me 24 vota për buxhetin për vitin 2027 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2028-2029, në shumën prej 43, 586, 882 euro, që është për 1.6 milion më i lartë krahasuar me vitin paraprak, të cilin e ka arsyetuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati.
Paraprakisht, me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit ka miratuar një deklaratë kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë, të cilin e ka inicuar Bujar Nevzati (PDK), e cila është përkrahur nga të gjitha grupet e këshilltarëve komunalë të Gjilanit.
Në këtë rast, kryesuesja Krenare Latifi Kqiku tha se Kuvendi shpreh mospajtimin e tij me dënimin e krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërkaq nënkryetari Arianit Sadiku, ka theksuar se ky dënim është i padrejtë, jashtë çdo norme ligjore dhe logjike, duke besuar që ky dënim do të korrigjohet shumë shpejt.
“Për Gjilanin, kjo çështje ka peshë të veçantë, pasi gjatë luftës në Kosovë humbën jetën 98 civilë dhe ranë 50 dëshmorë, ndërsa shumë familje dhe fshatra u përballën me shkatërrim dhe djegie të tërësishme nga forcat serbe”, ka thënë, përveç tjerash, kryesuesja Latifi-Kqiku.
Në këtë seancë, kuvendarët kanë diskutuar edhe raportin e Auditimit për pasqyrat financiare për vitin e përfunduar 2025, ndërkaq ka miratuar Strategjinë për zhvillim ekonomik lokal 2026-2031, kërkesën nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset për vitet 2000-2026, rishqyrtimin dhe harmonizimin i vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe FInanca (kërkesë e MAPL), propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 99 vitesh të pronave komunale me kompensim në ndërtim në pjesën e ngastrave kadastrale nr. 4406-0, ne. 4781-0 dhe nr. 4349-1 ZK Gjilan, e propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme me kompensim në ndërtim kompanisë “Dardania SH.P.K. Group”.
Po ashtu, në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar edhe propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të zgjerimit të varrezave në fshatin Lladovë, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të zgjerimit të mbrojtjes së natyrës, ripyllëzimin dhe rekreacionin në fshatin Zhegër, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të zgjerimit të mbrojtjes së natyrës, ripyllëzimin dhe rekreacionin në fshatin Lladovë, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të zgjerimit të mbrojtjes së natyrës, ripyllëzimin dhe rekreacionin në zonën kadastrale Stançiq, propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndarjen e sipërfaqes (2ha) nga prona komunale për ndërtimin e muzeut “Agim Ramadani” në Zhegër dhe draft planin lokal të veprimit për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Gjilanit 2026-2028.
Ndërkohë, në pikën në të ndryshme, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka paraqitur një informatë për fillimin e vitit shkollor, e cila u bë më kërkesë të grupit të këshilltarëve të PDK-së.
Në fund, kuvendarët kanë miratuar edhe dy propozimet e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, që të shpallen Qytetar Nderi të Gjilanit dy personalitetet e njohura, dr. Mentor Petrela dhe veprimtari Muharrem Aliu (post mortum).
Ndryshe, në këtë seancë kanë marrë pjesë me diskutime edhe asambleistët, Bujar Nevzati, Shpend Nuhiu, Sami Ahmeti, Kushtrim Kadriu, Nazim Gagica, Fitim Guda, Florina Jerliu, Liresë Kosumi Ibrahimi, Muhadin Haziri, Fatos Ramadani, Gresa Avdiu, Burhan Isufi, Malikie Hoxha, Gentrit Murseli, Bekim Salihu e Naser Arifi, të cilëve u janë përgjigjur nënkryetari

Arianit Sadiku dhe drejtorët komunalë, Jeton Rexhepi, Kushtrim Ibrahimi, Avdyl Kastrati, Mimozë Kadriu Qerimi, Haki Huruglica dhe Eljesë Rashiti.

You Might Also Like