Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë

Sot në Viti, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast kryesuesi Bekim Azizi fillimisht njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes KPF-së për shqyrtim. Asamblistët e Kuvendit, paraprakisht kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, ku morën përgjigje nga zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoritë përkatëse.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, këshilltarët ngritën çështje të ndryshme, ku u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme:
Propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.
Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës në afat të gjatë. Për këtë seancë, u përfshinë edhe dy pika të reja të rendit të ditës: Propozim vendim për plotësim ndryshimin të vendimit me nr. 01-035/02-1354 i datës 29.11.2024 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien ne shfrytëzim të pronës së paluajtshme, si dhe pika tjetër : Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim pronat e paluajtshme të komunës, kompanisë KEDS në Viti për vendosjen e trafove elektrike.

You Might Also Like