KV Drita, në konkurrencën e femrave, që sivjet është përforcuar me shumë lojtare cilësore, furishëm e ka nisur kampionatin, duke shënuar fitore të pastër ndaj KV Gryka me rezultat 3:0.
Vashat që drejtohen nga kryetrajneri Lorik Ilazi, kanë shënuar një ekspres fitore, duke kufizuar mysafirët në dy setet e para në vetëm 8 pikë. Tri pikë më shumë ka fituar Gryka në setin e tretë, por që nuk ishin të mjaftueshme për diç më tepër.
Superliga – Femrat, Xhiroja e parë
KV DRITA – KV Gryka 3-0 (25:08, 25:08, 25:11)