Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave është kampione e vjeshtës në volejbollin kosovar.
Vashat që drejtohen nga kryetrajneri Lorik Ilazi kanë qenë të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve, ngase në dhjetë ndeshjet e luajtur kanë shënuar po aq fitore.
Në statistikat e këtij klubi hynë edhe e dhëna që nuk kanë humbur asnjë set në dhjetë ndeshje kanë fituar 30 sete dhe nuk kanë humbur asnjë, kurse sa i përket pikëve të fituara, gjilanaset kanë 750 pikë dhe kanë humbur 462 pikë, me një mesatare 46,2 pikë në ndeshje dhe 15,4 në set.
KV Drita ka mundur secilin kundërshtar të vetin, në shtëpi dhe n udhëtim edhe atë të gjithë me rezultat 3:0, që është një statistikë për lakmi./kryelajmi.com/.