Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ia ka dalë që për herë të katërt radhazi t’a fitojë Kupën e Kosovës në Volejboll. Vashat nga Gjilani kanë qenë më të mira se sa ekipi i Skënderajt, ndaj të cilave kanë ngadhënjyer me rezultat 3:1.
Në ndeshjen e luajtur në palestrën “1 tetori” në Prishtinë, vashat e Dritës e kanë nisur keq ndeshjen, duke e humbur setin e parë, derisa edhe në setin e dytë ato nuk kanë ditur t’a gjejnë vetin dhe dukej se do ta humbnin edhe atë, por një seri e shërbimeve të suksesshme të Prengës ka rikthyer gjithëcka dhe ekipi i Dritës u këndell, për t’a fituar setin e dytë, derisa në setin e tretë dhe të katërt fitorja e tyre nuk erdhi në pikëpyetje. Te Drita janë dalluar edhe lojtaret e tjera, kurse është ky edhe një sukses i ekipit që udhëhiqet nga dyshja e trajnerëve Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi./Kryelajmi/.