Sportet me dorë

KV Drita vetëm edhe një hap për t’u shpall Kampione e Kosovës

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka ngadhënjyer edhe në finalen e dytë të play-offit ndaj ekipit M-Technologie dhe tashti udhëheq me lojë 2:0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/2021.

Gjatë tërë ndeshjesh Drita ka qenë më e mirë, duke dëshmuar se rastësisht nuk ka përfunduar në pozitën e parë në tabelë.

Në setin e parë, volejbollistet që udhëhiqen nga kryetrajneri Lorik Ilazi kanë ngadhënjyer me rezultat 19:25. Vashat gjilanase kanë qenë shumë të mira në lojën në fushë, derisa edhe blloku ka funksionuar shumë mirë, kurse te prishtinaset ka dështuar shërbimi, por edhe organizimi i lojës.

Me lojë të mirë gjilanaset kanë vazhduar edhe në setin e dytë, duke e kufizuar ekipin e M-Technologie në vetëm 18 pikë, derisa në setin e tretë, që doli të ishte më bindësi, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 13:25.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, ka theksuar se në ekipin e tij çdo gjë ka funksionuar mirë dhe se të enjten do të mbahet finalja e tretë, kur pritet që Drita të vërtetojë formën e mirë që ka dhe të shpallet kampione e Kosovës.

M-Technologie – Drita 0:3 (19:25, 18:25, 13:25)

You Might Also Like