Çdo ditë që del dielli, edhe atëherë kur nuk duket dielli, nga thellësia e zemrës sime i falënderoj të gjithë ata burra e ato gra, me emër e pa emër, për mijëra vjet, që dhanë jetën, dijen dhe pasurinë për lirinë, për kombin tonë dhe për dy shtetet shqiptare.
Ky Flamur këtu, kjo gjuhë e bukur shqipe, kultura, letërsia, folklori dhe historia jonë na bëjnë unikë edhe kur jemi të ndarë.
Edhe ne që jemi sot këtu e kemi rastin historik të bëjmë diçka për lirinë dhe për shtetin tonë.
Festa e Flamurit është për të festuar, por më shumë se kaq është për të forcuar idealet tona për zhvillim e përparim.
Sot, profesori dhe studenti, kemi rastin më ideal historik për të bërë shumë për lirinë, për kombin dhe për shtetin tonë: ta ngritim e ta lartësojmë kobin tonë në komb të fuqishëm, të arsimuar, të pasur në mesin e kombeve të lira dhe në faktor të rëndësishëm të paqes në rajon e në botë.
Ju ftoj dhe ju uroj ta shfrytëzoni këtë rast historik!
Urime të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë Dita Flamurit!