Gjilan

“Led com” ndanë dhjetë kompjuterë për fëmijët e komunitetit rom, ashkali e egjiptian

Tashti kur mësimi po zhvillohet në distancë, shumë nxënës nuk i kanë mundësitë për një gjë të tillë, sidomos ata të komunitetit romë, ashkali e egjiptian që janë në gjendje më të vështirë.

Një shqetësim të tillë e kishte paraqitur edhe Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës, i cili ka thënë se të mërkurën e javës që po e lëmë pas, kishte paraqitur shqetësimin e tyre, lidhur me mospërfshirjen e fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të cilët po diskriminohen nga procesi edukativo-arsimor, i cili po zhvillohet online për të gjithë fëmijët shqiptarë. Pas thirrjes tonë, për t’i mbështetur këta fëmijë me paisje teknologjike, telefon, kompjuter, etj, menjëherë, na u lajmëruan disa donatorë vullnetmirë, të cilët hapën zemrat e tyre në funksion të mbështetjes së këtyre fëmijëve.

Kompania “Led com”, me Mehmet Sopa, dhe, Refik Ramadani, na u lajmëruan me donacion prej 10 kompjuterësh, për 10 familje rome, të cilët do iu shërbejnë këtyre fëmijëve, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe detyrave të tyre arsimore – edukuese, që do të jenë në funksion të largimit të pasivizimit nga procesi edukativo-arsimorë, përshkak të pandemisë COVID19, arsye e cila nuk përputhet me të drejtën e tyre për arsimim online, sikurse, të gjithë fëmijët moshatarë të familjeve shqiptare.

“Kemi thënë që kjo shkëputje e tyre dhe mospërfshirja në këtë vazhdë të aktivitetit mësimorë, nuk na bënë nderë, e aq më pak, na bënë diskriminues ndaj këtij komuniteti. Ne, përgjithmonë do u jemi mirënjohës kompanisë “Led Com”, të cilët treguan zgjuarsi dhe vullnetarizëm të pashoq, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të fëmijëve të këtij komuniteti. “Led Com”, gjithmonë është paraqitur aty ku ka qenë nevoja, për t’i përmbushur disa nga nevojat bazë të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike”, ka thënë Ismajli.

Ky komunitet meriton shumë më shumë, ngase, edukimi dhe arsimimi, përveç që është një e drejtë e garantuar për çdo fëmijë, parasegjithash, nga ky edukim rrjedhimisht, edhe ne si shtet, do të jemi me kuadro më të mira dhe të përgatitura nga të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë. Duhet ta kthejmë vëmendjen e shtuar ndaj këtij komuniteti, të cilët po vazhdojnë mospërkrahen siç duhet nga institucionet tona qëndrore.

Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues, ndaj “Led Com”, të cilët investuan në edukimin e këtij komuniteti.

 

You Might Also Like