Leonora Morina – Bunjaku është zgjedhur zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ajo zyrtarisht ka marrë detyrën e re dhe me profesionalizmin dhe përvojën e saj do të jap kontribut të çmuar në këtë ministri.
Ajo deri më tashti ka qenë profesoreshë e Gjuhës Angleze në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, kurse profesionin e mësimdhënëses e kreu që nga viti 1994. Më herët ajo kishte punuar edhe në disa organizata ndërkombëtare, kurse në politikë ishte kyçur në vitin 2002, duke qenë në dy mandate këshilltare komunale në Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo ishte e kandiduar nga PDK për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës dhe kishte mbledhur numër të madh të votave dhe pas tërë këtij aktiviteti politik së fundi është emëruar zëvendësministre në Qeverinë e Kosovës.