LAJME

Arbnor Ramdani përforcim më i ri i Gjilanit, bile ai edhe ka shënuar në miqësore

Arbnor Ramdani përforcim më i ri i Gjilanit, bile ai edhe ka shënuar në miqësore

Arbnor Ramadani është lojtari më i ri i SC Gjilani. Bile, ai sot ka shënuar në miqësoren ndaj Fushë Kosovës, e cila është luajtur në Gjilan e ku në këtë ndeshje luajti edhe përforcimi më i ri i kuq e bardhëve, shkruan kryelajmi.com.

Lojtari i deridjeshëm i Llapit nga Podujeva, pas përfundimit të aventurës së llapjanëve në garat evropiane, është ndarë me ekipin dhe ka përzgjedhur që të jetë pjesë e Gjilanit, ekip ky që sivjet ka marrë edhe përforcime të reja, sikurse që ka lëshuar shumë lojtarë e klubi ndonëse është në vlugun e ushtrimeve ende kryesinë e ka në dorëheqje.

Ndryshe Gjilani, që po vazhdon përgatitjet, këtë të mërkurë është ndeshur me anëtarin e Ligës së Parë, Fushë Kosovën, të cilën e ka mundur me rezultat 3:1 me golat e Arbnor Ramadanit dhe të Albert Dabiqaj.

Pritet që ditëve në vijim, Arbnor Ramadani edhe zyrtarisht të prezantohet te SC Gjilani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like