Tash e tutje qytetarët e komunës së Vitisë ,disa shërbime të gjendjës civole do të mund ti kryejn edhe pa udhëtim për ne administratën komunele.Këtë ua mundëson E -Kiosku që është vendosur në qendër të Pozharanit, ku qytetarët e Komunës së Vitisë dhe gjithë shtetasit Kosovar, që nga sot në Pozharan mund të pajisjen me dokumente kadastrale dhe të gjendjes civile në E-Kioskun që është vendosur në qendër të qytezës .
Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias, kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ka thënë Lulzim N.Pira zyrtarë komunal në sherbimin e gjendjës civile në Viti.
Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë.
Kurse testimi E-Kioskës në Pozheran, u bë sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë , Naim Pira, Kryesues i Kuvendit dhe Isak Sadiku, Drejtor për Administratë të cilët tërhoqën certifikatat e tyre të lindjës.
Nnë këtë E-Kioskë qytetarët mund të tërheqin këto dokumente: Certifikata e Pronës
Certifikata e Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror, Certifikata e martesës, Certifikata e vendbanimit
Certifikata e shtetësisë dhe Fatura e Tatimit në prone.Aziz Zuka