Kamenicë

Letër krerëve të shtetit, Kamenica e Rogana kanë nevojë për noterë

Banorët e Karaçevës së Poshtme sërish i janë drejtuar krerëve të vendit, kryeministrit, presidentes, kryeparlamantares dhe ministres së drejtësisë, por tashti me një kërkesë tjetër, atë të mungesës së një noteri në këto anë.

Në letrat e nënshkruara nga Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme është thënë se banorët e brezit kufitar në mungesë të noterit që nuk ka Kamenica, qe 3 vite ne banorët e brezit kufitar Karaçevë e Poshtme për një dokument duhet të marrim rrugën Karaçevë – Kamenicë – Gjilan për t’a vërtetuar një dokument te Noteri.

“Banorët e brezit kufitar janë në varfëri të skajshme dhe banorët e brezit kufitar nuk e kanë merituar as qytetaret e Kamenicës nuk e kanë merituar të jenë pa noter dhe për t’a vërtetuar këtë letër të hapur që po ua dërgojmë ne, mundeni edhe vet të bindeni që është reale. Të gjitha partitë politike gjatë fushatës elektorale premtonin për komunën e Kamenicës qe do ta përkrahnin- ndihmonin mirëpo megjithatë me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës qytetaret e Kamenicës vuajnë për noter”, thuhet në letër dhe pyesin institucionet e Kosovës si është e mundur kjo, duke kërkuar që t’i dilet në ndihmë kësaj komune, që paku një të tillë të ketë Kamenica dhe fshati Roganë, ngase kjo komunë ka rreth 45 mijë banorë.

“Rogana e meriton një noter”, është thënë në këto letra, duke mbetur me shpresë se kërkesa do të trajtohet pozitivisht nga krerët e shtetit, thuhet në letrën e nënshkruar nga Selver Lenjani. Kryelajmi.com

You Might Also Like