LAJME

Ligjëratë vetëdijësuese “Parandalimi i dukurive negative në shoqëri” 

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti sektorial dhe komunitet të Stacionit Policor Gjilan, në vazhdën e implementimit të strategjisë së integruar të policimit në bashkësi, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe stafin mësimor, në shkollën e mesme të gjimnazit ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan ka mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese me temën ‘’Parandalimi i dukurive negative në shoqëri.
Interesimi i nxënësve gjatë ligjërimit ka qenë mjaft i madh, nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim e çfarë do dukurie negative.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, bashkë me pedagogët , profesorët e shkollave, prindërit  dhe partnerët tjerë.

You Might Also Like