Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari i FC Drita Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm.
Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen me FC Malisheva, duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.
Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativishtë e gjatë, por që rëndesi ka që gjithqka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit.