Në mbrëmjen humanitare për ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, që është organizator i aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”, ka dhuruar 50 mijë në emër të Komunës.
Njëherësh, Haziri ka dhuruar edhe pagën e tij të muajit janar, e cila do të jetë pagë me rritje.
Në këtë mbrëmje, biznese dhe qytetarë të shumtë të Gjilanit dhe më gjerë, përfshirë edhe diasporën, po dhurojnë donacione për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Shuma të konsiderueshme të mjeteve janë premtuar nga biznese, kompani e qytetarë të Gjilanit dhe regjionit, që njihen për solidaritet e bamirësi./MediaFokus/