Gjilan

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Ferati

Telegram ngushëllimi
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ferati, me rastin e ndarjes nga jeta të artistit, Nehat Ferati.
E nderuara familje Ferati,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit, instrumentalisit dhe udhëheqësit të grupit kulturor “Gjilani”, Nehat Ferati.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e kulturës në Gjilan e më gjerë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!
Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan\

You Might Also Like