ARSIMI

Lutfi Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Ai i ka bërë vizitës Shkollës Fillore “Abdulla Tahiri” në Malishevë dhe asaj “Abaz Ajeti” në Gjilan, duke iu uruar fillim të mbarë të vitit shkollor.

“I urova drejtorët, mësimdhënësit, personelin teknik dhe fëmijët dhe nxënësit e Shkollës “Abdulla Tahiri” në Malishevë për fillimin e vitit të ri shkollor. Besoj shumë që është njëra prej vendbanimeve që e ka infrastrukturën e përgatitur.

Natyrisht që ne do t’i mbështesim në investimet e vogla që kanë mbetur. Përveç shkollës fillore, palestra e sportit duhet të mbushet me rekuizita dhe duhet të jetë e përgatitur në interes të nxënësve”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai shtoi se Malisheva po integrohet në zonën urbane dhe nga ana e qeverisë komunale trajtohet si njëra prej lagjeve dhe vendbanimeve më të mëdha, duke shfaqur besimin se edhe sivjet nxënësit e kësaj shkolle do të tregojnë rezultate të larta.

Haziri ka parë nga afër edhe investimet që qeveria komunale ka bërë në këto dy shkolla, duke u ndarë i kënaqur me cilësinë dhe duke premtuar edhe investime të tjera sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Mesazhe urimi për nxënësit dhe arsimtarët me këtë rast patën edhe u.d. e drejtorit të Arsimit, Shqipe Haziri dhe drejtori i shkollës fillore “Abdulla Tahiri”, Rashit Sahiti.

You Might Also Like