Matematikanit të ri gjilanas Dorlir Ahmeti, i pranohet përsëri një detyrë e përpiluar nga ai, në kuadër të testit të Olimpiadës Botërore të Matematikës IMO 2017, që po mbahet momentalisht ne Brazil.
Dorliri është matematikani i vetëm shqiptar deri më tani, që me detyrat e tij origjinale ka arritur tw jetë i pranishëm në këto olimpiada botërore të matematikës.
Ne kuadër të testit të ditës së parë në IMO 2017, detyra e dytë është përgatitur nga Dorliri.