Pa ndonjë rast të mirë shënimi nga Dukagjini apo edhe Drita, është mbyllur pjesëloja e parë e kësaj ndeshje që po zhvillohet në Klinë.
Dukagjini që është në krizë të rezultateve, ngase tash e sa kohë nuk di për fitore, derisa Drita, që pas disa ndeshjeve të pazhvilluara shkaku i angazhimeve në Evropë, tashti është fuqishëm duke u ngjitur drejt kreut.
Ndonëse nuk pati ndonjë rast që duhet veçuar, në pjesëlojën e parë më e rrezikshme është treguar skuadra e Dritës, e cila rëndom ka shpërthyer nga ana e majtë, por që harkimet e Ajzerajt dhe të Zylfiut nuk kanë arritur deri te sulmuesit e Dritës, andaj pas përfundimit të pjesës së parë, rrjetat kanë ngelur të paprekura. /kryelajmi.com/.