Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Llapi e Gjilani ende nuk janë kthjellur nga pushimi veror

Ballafaqimi Llapi – Gjilani, i luajtur në Stadiumin ,,Zahir Pajaziti” në Podujevë ka hapur stinorin 2024/25 në Superligën e Kosovës në Futboll. Me ekipe gati se krejtësisht ndryshe nga kampionati i kaluar, llapjanët e gjilanasit në pjesëlojën e parë më shumë janë munduar që të mos gabojnë dhe që të dy ekipet kanë luajtur sigurt në mesfushë e mbrojtje, në pritje të kundërshtarit që të gabojë.

Rasti më i mirë i pjesëlojës së parë ishte në minutën 36 edhe atë për Llapin, kur pas një harkimi nga e majta me kokë gjuajti Hamdi Namani e Haxhihamza u zgjat i tëri për të dërguar topin deri në shtyllën e djathtë nga e cila topi është kthyer në fushë.

Në minutën 44 Elvir Gasgjani gjuajti nga 19 metra, por topi shkoi jashtë pingules së majtë të portës së Haxhihamzës dhe pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like