Gjilani, që është në zonën e barazhit dhe Ballkani që i prinë tabelës në Superligën e Kosovës në futboll janë përballur në ndeshjen e mbetur, që është e fundit për këtë stinor. Të dy ekipet në lojë kanë hyrë me ekipet më të mira të mundshme, me synime që të arrijnë fitore.
Gjilani ka rrezikuiar në minutën e katërt me kroatin Edi Basha, i cili e kaloi edhe portierin, po në fund u ngatërrua, duke e tepruar me driblime. Gjilani ka patur rast të mirë edhe në minutën 12, kur Heriq ka goditur nga një pozitë e shtrirë, por topi shkoi drejt në duart e Koliqit.
Deri në fund të pjesës së parë Ballkani ka rrezikuar njëherë pas një gjuajtje nga këndi, por Halimi priti sigurt, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0./kryelajmi.com/.