URIME KURBAN BAJRAMI

Mishtorja “Gini” lider i cilësisë në rajon

 Në fshatin Pasjak të komunës së Artanës, me një madhësi prej 1 hektar e 12 ari shtrihet kompania e mishit “Gini”, e cila çdo ditë e më tepër po e pushton tregun me cilësinë e mishit të cilin e ofron për konsumatorët. Që nga viti 1992 pronari i mishtorës “Gini”, Abdulla Memeti, kishte startuar me kapacitete të vogla, por vazhdimisht ndër vite kishte arritur të tregoj vlerat e saja me produktetve mishit cilësor. Pronari i mishtorës “Gini”, Abdulla Memeti, gjatë luftës së fundit në Kosovë e gjithë pasuria e komapnisë së tij ishte vjedhur e shkatrruar ku edhe shtëpit e familjarve Memeti ishin djegur duke i demoluar skajshmërisht. “Pas luftës kur jemi kthyer në shtëpit tona me familje e vëllëzër, as lugë për të ngrënë nuk kemi pasur, gjithçka kishin shkatrruar, e kishin djegur të gjitha pronat me vëllezërit të cilat i kishim, sipas llogarisë tonë ne jemi dëmtuar më tepër se 200 000 marka të asaj kohe, por falë zotit në njerz nuk kemi qenë të dëmtuar”, kujton me nostalgji sot Abdullau. Fal përkushtimit dhe dëshirës për punë për të mbijetuar, Abdullau sëbashku me vëllezërit, arrinë dalëngadal të merrë vetën në ato kohëra të vështira. “ Gjithçka me punë e sakrificë, natë e ditë, kemi arritur ti rikthehemi jetës normale e cila ka qenë tejet e vështirë e me plot sakrifica, por sot jam i lumtur që sëbashku me fëmijët e vëllezërit gjindemi siq është më së miri, por po e përsërisë vetëm me punë ja kemi arritur”. Puna cilësore në shitjen e produkteve të mishit, Abdullau, sot pikërisht me 17 dhjetor të vitit 2017, arrinë të ndërton fabrikën për therrtoren e mishit dhe përpunimin e saj. “I kemi të gjitha Licencat si për therrje poashtu edhe përpunimin e mishit, kemi të gjitha paisjet më moderne të mishit, kemi ngritur edhe dy shtalla për mbajtjen e bagëtive, kapaciteti i cili është 35 frymë të cilat i përgadisim për therrje në fabrikën tone”, thekson Abdulla Memeti. Për befasi edhe pse me një kapacitet gjigantë në këtë fabrikë të mishit, Abdullahu asnjëherë nuk ka fituar apo nuk është ndihmuar nga asnjë qeveri me asnjë cent. “Ne kemi një përvojë 30 vjeqare, asnjëherë në jetën tonë askush as të vetmin cent ndonjë subvencion apo ndihmë nuk na ka dhënë apo ndihmuar, kjo është për tu befasuar ndërsa ne kemi 8 punëtorë të cilët japin kontributin dhe mbajnë familjet e tyre nga kompania jonë. për qka njiherit jemi edhe shumë krenar me sinqeritetin tonë”. Kompania e mishit “Gini”, tani me të madhe është duke pushtuar treguan anembanë Kosovës me cilësinë të cilën e ofron për konsumatorin. “Në cdo qytet të Kosovës ne shpërndajm mishin tonë dhe deri më tani asnjëherë nuk kemi pasur problem, përkundrazi kemi pasur vetëm mirënjohje për cilësinë, dhe për këtë ju jam mirënjohës edhe punëtorve në fabrikë të cilët punojnë me përkushtim të madh. Ne kemi edhe pikën tonë të shitjës në rrugën e Prishtinës në Gjila, ku konsumatorët tanë shërbehen me produktet tona të mishit”. Se sa është cilësor mishi i Industrisë së mishit “Gini”, dëshmon edhe kjo që asgjë pa miratimin e veterinarit nuk mundet të plasohet në treg. “Eshtë e vërtet se gjithqka është nën vëzhgimin e veterinarit si në prerje poashtu edhe në shitje, ne kemi laboratorin i cili bën analizat e cilësisë së mishit për tu plasuar në treg dhe gjerë më tani gjatë punës 30 vjeqare asnjëherë nuk ka ndodhur që konsumatori ynë të ankohet”, shprehet Abdulla Memeti. Stafi i fabrikës së mishit “Gini”, përposë që është me kualitete të larta ata janë edhe shumë human tek populli i tyre. “Në çdo fest fetare e shtetërore por edhe në raste sociale vahzdimisht jemi pranë njerzve me nevojë sado pak për t’ju zbutur nevojat e tyre të përditshme”. Abdulla Memeti sot gëzon respekt të pa fund për mirësin e cilësinë që ka me kompaninë e mishit “Gini”.

 

You Might Also Like