Nagavci shpërblen me mirënjohje Gjilanin për suksesin e nxënësve në garat e shkencave natyrore
Gjilan, 23 qershor 2021 – Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit, pas suksesit të nxënësve në garat e shkencave natyrore.
Mirënjohjen e ka pranuar sot zyrtarisht drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili është shprehur të jetë krenar me sukseset e nxënësve të Gjilanit.
“Isha i nderuar me mirënjohjen që pranova nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, për suksesin e nxënësve tanë të arritur në garat e shkencave natyrore. Suksese të vazhdueshme nxënësve të Komunës së Gjilanit! Faleminderit mësimdhënësve dhe drejtuesve arsimor për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe edukimit”, ka thënë Gagica.