Zgjedhjet nacionale të datës 9 shkurt 2025, janë një mundësi e mirë për me i dhënë Gjilanit përfaqësim dinjitoz në nivel qendror, përfaqësimin që meriton e i cili realisht i mungon.
Aleanca në Gjilan hyn më unike dhe më e përgatitur se çdo herë në ekzistencën e saj. Aleanca është aletarnativa e vetme që ia rikthen dinjitetin Republikës dhe mirëqenien qytetarëve.
Me kryesinë e degës, diskutuam për zhvillimet politike në Gjilan në Kosovë dhe për format e angazhimit shtesë në kuadër të procesit zgjedhor. Aleanca do të jetë nē udhëheqje të vendit sepse ka dëshmuar se është e aftë dhe e vendosur për ta zhvilluar Kosovën dhe integruar në mekanizma të rëndësishëm botëror siç është anëtarësimi direkt në NATO.
Gjilani, ditët e mira i ka përpara!