Gjilan

Ndërroi jetë historiani e veprimtari Reshat Ramadani

Reshat Ramadani, ish-profesor i historisë, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare është bërë e ditur nga familjarë të të ndjerit.
Reshat Ramadani, përpos si mësimdhënës i historisë në shkollat e mesme të Gjilanit, ka qenë i njohur edhe si veprimtar i shquar kulturor, solist i njohur i këngëve popullore dhe udhëheqës i institucioneve kulturore.
Ai ishte një njohës i shkëlqyeshëm i Gjilanit e Anamoravës dhe i personaliteteve të ndryshme që kanë lënë gjurmë në këtë rajon.
Ai i ka takuar gjeneratave të para të gjimnazit të Gjilanit, kurse ishte edhe autor i disa librave, fejtoneve, punimeve shkencore dhe monografive. Ai është autor i librit “Gjilani, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956”, pastaj i librit për veprimtarinë e Shoqatës Kulturore e Sportive “Drita”, “Zenel Hajdini” dhe i ansambleve të tjera, sikurse që ishte pjesë edhe e ekipit që shkroi monografinë e Gjilanit.
Profesor Reshat Ramadani, ishte edhe autor i shumë shkrimeve në gazetën online kryelajmi.com, me të cilën ka patur një bashkëpunim të rregullt./kryelajmi.com/.

You Might Also Like