Maksut Maloku, i njohur me nofkën Maxi, ish-boksier i njohur gjilanas ka ndërruar jetë këtë të martë. Për vdekjen e Maksit është bërë e ditur nëpërmjet rrjetit social facebook.
Maksut Maloku ka qenë një ndër boksierët e dalluar të Klubit të dikurshëm të boksit nga Gjilani KB Partizani, që më vonë kishte marrë emrin KB Drita, kur në këtë klub dalloheshin Agim Latifi, kampion i shumëfishtë, fitues ballkanik e i Lojërave Mesdhetare, Ismet Haziri, Mexhit Ramadani, Nezir Hyseni, Musli Zymberi, Jonuz Pajaziti, Afrim Halimi, Maksut, Nazim Halili, Subahat Xhemajli, Gani Berisha, Shemsi Kurtalani e shumë emra të shquar kanë lënë gjurmë në sportin bujar.