Ndeshja Drita – Ferizaj, që do të luhet këtë të hënë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan do të zhvillohet pa praninë e publikut. FC Drita po vuan dënimin nga kampionati i kaluar kur ishte dënuar me katër ndeshje lojë pa praninë e publikut.
Shkaku i pjesëmarrjes në garat evropiane në kudër të Europa Conference League, Drita deri më tash nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në kampionat dhe kjo do të jetë ndeshja e parë pas të cilës edhe do t’i kalojë dënimi ekipit gjilanas. /kryelajmi.com/.