Futboll

Ndeshje që nuk e arsyetoi rivalitetin e dikurshëm

Drita dhe Gjilani janë ndarë baras në ndeshjen derbi të luajtur në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan, në të cilin të pranishëm ishin vetëm shikuesit më të flaktë të FC Drita “Intelektualët” e që “Skifterat” mbetën jashtë, shkaku i infrastrukturës jo të mirë në këtë stadium.

Ishin Drita që erdhi e para në epërsi, ku pas një  harkimi nga krahu i majtë, në zonë i lirë ishte Arb Manaj, i cili me kokë goditi këndin e pakapshëm të Haxhihamzës.

Drita nuk mundi ta mbante epërsinë deri në fund të pjesës së parë, pasi një ndërhyrje e Zenunajt ndaj Kqikut u konsiderua e palejueshme nga gjyqtari Bejtullahu pas rishikimit të VAR-it dhe u tregua në pikën e bardhë

Nga pika e penalltisë I saktë u tregua Armend Thaqi, që barazoi për 1:1 e që ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Në pjesëlojën e dytë, Drita pati një rast shumë të mirë në minutën 53, kur pas një topi të harkuar nga e djathta, Ajzeraj gjuajti për mrekulli, por Thaqi me pjesën e epërme të krahut e devijoi topin që po shkonte drejt këndit të për të majtë.

Në fund të ndeshjes, në kohën shtesë ishin dy momente tejet interesante, ngase në brendi pas një hakrimi nga e djathta Jaroviq u rrëzua në brendi dhe u kërkua penalti, por gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk e ndali ndeshjen e në anën tjetër në një kundërsulm të shpejtë, pas një harkimi nga e majta, Blerim Krasniqi gjuajti me kokë, por drejt në duart e portierit Kenan Haxhihamza, andaj ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like