Futboll

Angelo Tafas pritet që të zë vendin e Enea Koliqit te Gjilani në garat evropiane

Gjilani pritet të gjejë portier në Kategorinë Superiore. Mësohet se skuadra e drejtuar nga Klodian Duro është në bisedime për të  arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas.

Burime nga klubi kuq e bardh nga Gjilani bëjnë me dije se janë në bisedime me kryesinë e KF Kukësi dhe me vetë portierin që të ruaj portën e Gjilanit në garat e Evropës në kuadër të Europa Conference League.

Bisedimet me portierin Tafas lënë të kuptohet se portieri i deridjeshëm Enea Koliqi, nuk do të jetë më pjesë e SC Gjilanit dhe sipasa të gjitha gjasave ai do t’i bashkohet kampionit të Kosovës, FC Ballkanit.

Gjilani në kuadër të Europa Conference League do të luajë me ekipin nga Luksemburgu, Progrès Niederkorn në ndeshjen që do të zhvillohet me 13 korrik në Luksemburg./kryeljmi.com/.

You Might Also Like