Pas disa humbjeve radhazi, Vllaznia e Pozharanit më në fund ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme, duke e mundur ekipin shumë të fortë, Onix, me rezultat 1:0
Më shumë se fitorja, gëzon loja e mirë e Vllaznisë, e cila kaherë ka munguar.
Fitorja është arritur me golin e shënuar nga Blerti Rashiti, i cili është asistuar nga mesfushori me përvojë, Armend Kastrati. Drejtues të Vllaznisë së Pozharanit besojnë se koha e rezultateve negative ka kaluar dhe se edhe në ndeshjet e radhës do të ketë rezultate të mira.