Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani po kalon nëpër periudhë shumë të vështirë të funksionimit. Pa mjetet e duhura financiare, ky klub rrezikon pjesëmarrjen në gara, kurse nëse nuk veprohet diçka në këtë drejtim mund të vije deri te më e keqja.
Dikur kampion i Kosovës në basketboll, më pas një ndër ekipet që mbushte Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, sot KB Drita, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll, rrezikon që as në kategorinë e dytë të basketbollit kosovar të mos lë gjurmë, krejt kjo shkaku i mjeteve financiare. Në një situatë të tillë, dashamirë e drejtues të këtij klubi kanë dalë me këtë deklaratë, të cilën po e botojmë në tërësi:
Klubi Basketbollit Drita nga Gjilani është afër shuarjes.
Ju drejtohemi gjitha banoreve dhe bizneseve të qytetit tonë të dashur, me qëllim të shprehjes së disa shqetësimeve dhe çështjeve të rëndësishme që po ndikojnë në rrjedhën e veprimtarisë së Klubit Basketbollistik “KB Drita”.
Rilicensimi i Vonshëm i Federatës dhe Klubeve:
Në vitin e shkuar, u ndeshëm me një situatë problematike në lidhje me rilicensimin e vonuar të federatës dhe klubeve nga Ministria e Sportit. Një nga pengesat kryesore ishte vonesa e aprovimet nga Ministria përkatëse, për shkak të disa sfidave administrative dhe organizative. Kjo ka dëmtuar arritjen e synimeve tona dhe ka shtyrë shumë nga veprimtaritë tona klubeve.
Mbështetja e pamjaftueshme nga Komuna:
Klubi ynë KB Drita, ka përfunduar në një situatë ku mbështetja nga Komuna jonë është e pamjaftueshme për të mbështetur operacionet e zakonshme dhe iniciativat e klubin. Kjo mungesë e mbështetjes ka ndikuar negativisht në të gjithë fazën e zhvillimit dhe konsolidimit të klubin.
Zvarritja e Bizneseve dhe Mungesa e Sponzorizimit:
Informatat jozyrtare për vitin 2022 flet që janë shfrytëzuar 14 milion euro, dyfishi I shumës që nga viti 2021. Zvarritja e bizneseve vendore për të mbeshtetur klubin me projekte të sponzorizimit, është për tu habitur. Duhet ta kuptojnë bizneset në Gjilan që lirimi nga tatim-fitimi I cili ësthë 30%, paraqet një ngarkesë të rëndësishme fiskale. Për të zvogëluar këtë barrë, shumë kompani zgjedhin të ndërmarrin marrëveshje sponsorizimi përmes klubeve apo federatave sportive.
Në fund të fundit, lidhja midis klubeve sportive dhe bizneseve lokale ka potencial të jetë e përfitueshme për të dyja palët, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe në promovimin e biznesit. Klubi i Basketbollit “KB Drita” dhe bizneset lokale mund të punojnë së bashku për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të fitimprura.
Me këto sfida përpara, Klubi Basketbollistik “Drita e Kosovës” është përballur me një realitet të vështirë që po ndikon në funksionimin dhe zhvillimin e tij dhe kjo po e sjellë këtë Klub drejt shuajres e kjo duhet të na mbrenë të gjithëve.